Futboll Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Dështuan të blinin aksionet e Milanit, arabët dhe amerikanët vihen në ndjekje të Interit

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Italia mëngjesin e sotëm, ku theksohet se klubi i Interit kërkohet të blihet nga fondet arabe ose ato amerikane.

Të paktën kështu shprehte “La Repubblica”, e cila në faqen e parë të gazetës shkruan: “Surprizë nga Interi, fondet arabe dhe amerikane kërkojnë ta blejnë”.

Gjithashtu më tej ato theksojnë se fondacionet që kërkojnë të blejnë aksionet e klubit zikaltër janë pikërisht ato që tentuan të blinin Milanin. “Investcorp” dhe “ARES Capital” kërkojnë që të arrijnë marrëveshjen për aksionet e një klubi italian dhe në krye qëndron Interi, pas dështimit me kampionët në fuqi, aksionet e të cilëve u shitën te “RedBird”.

Më poshtë thuhet se dy opsionet e tjera në Serinë A për këto dy fondacione janë Napoli dhe Fiorentina.

Related posts

Një tjetër armik për Maradonën, çfarë ka bërë Sampaoli?

Sadik.Autor

TRIUMFON PARTIZANI/ Trajneri Daja “leksion” Gegës në “Loro Boriçi”

Delo.autor

“DUA TË ARRIJ…”/ I qartë dhe aspak modest, Van Dijk shpall objektivin “historik” me Liverpool

Delo.autor

Leave a Comment