Futboll Seria A Sport

DOMINIM TOTAL NË FIRENCE/ Inter mposht Fiorentinën dhe merr kreun e renditjes

Fitore e rëndësishme e Interit në Serie A përballë Fiorentina-s në “Artemio Franchi”. Kthehen Lukaku dhe Hakimi pas skualifikimit në Kupën e Italisë dhe skuadra e Antonio Conte fluturon duke fituar 2-0 dhe duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim ndeshjen dhe 3 pikët.

Vetëm për një moment në pjesën e parë Fiorentina rrezikon me Bonaventura që ndalet nga një super Handanovic dhe shtylla. Portieri i kritikuar më pas po te ai aksion pret me këmbë goditjen e Biraghi.

Sakaq, Interi kishte kaluar në avantazh me Barella me një eurogol nga jashtë zone. Lukaku i afrohet golit të dytë por nuk shënjeshtron portën.

Pjesa e dytë nis si e para dhe Interi komandon dhe gjen golin e dytë me Perisic me asist të Hakimit. Më pas vijnë disa raste të tjera për shënim me Skriniar dhe Lautaro Martinez, por edhe Lukakun që shënon por është në pozicion të parregullt.

Nota e vetme negative, dy dëmtimet e Vidal dhe Brozovic. Interi merr përkohësisht kreun dhe pret rezultatin e Milanit të dielën ndaj Crotone…

Related posts

NJË KAMPION I MADH/ MESSI fiton ZEMRAT e tifozëve me këtë gjest FANTASTIK 

Isa.Autor

ULTIMATUM BOKSIERIT FURY/ Anthony Joshua: Lëre triologjinë nëse do të përballesh me mua

Delo.autor

SHORTI I NATIONS LEAGUE/ Berisha: Të kënaqur me skuadrat në grup, të përgatitemi maksimalisht për ndeshjet

Delo.autor

Leave a Comment