Futboll Sport

INTERI VIHET NË LËVIZJE/ Zikaltërit rinisin bisedimet me futbollistin serb

Interi është vënë në lëvizje për të gjetur një qendërmbrojtës në merkato.

milenkovic

Sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com”, klubi zikaltër ka rinisur sërish kontaktet me Nikola Milenkoviç të Fiorentinës.

24-vjeçari serb ka ende edhe 1 vit kontratë me klubin vjollcë dhe prej kohësh ka shprehur dëshirën për të ndryshuar ambjent.

 

 

Interi është në kërkim të një mbrojtësi pas largimit të Andrea Ranokias te Monza dhe Inzagi sheh te serbi idealin për skemat e tij.

Në sezonin e fundit me fanellën e Fiorentinës në Serinë A, Nikola Milenkoviç është aktivizuar gjithsej në 34 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 1 gol dhe dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist.

Related posts

INTER-LAZIO/ Immobile përfiton nga një dalje e gabuar nga Handanovic dhe ndëshkon “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

Ndryshon pozicioni i Ronaldos, ja dy super formacionet e Juventusit (FOTO)

Isa.Autor

Shënoi gol me skemë, por futbollisti rus FESTON duke PROPOZUAR të DASHURËN (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment