Futboll Sport

MESFUSHORI PRANË LARGIMIT NGA JUVENTUSI/ Nuk do të marrë pjesë në turneun amerikan

Adrien Rabio duket pranë largimit nga Juventusi.

Mesfushori ka qenë protagonist i ambienteve bardhezi ditën e djeshme kur me anë të një postimi në rrjetet sociale ka komunikuar se nuk do të jetë pjesë e skuadrës në turneun veror në SHBA.

“Në dakordësi të plotë me klubin dhe për arsye të miat personale, nuk do t’i bashkohem pjesës tjetër të skuadrës në SHBA dhe do të qëndroj në Torino për të përfunduar përgatitjet e mia fizike”, ka qenë lajmërimi i francezit, që do të vazhdojë të stërvitet në “Kontinasa”, duke mos qenë pjesë e asnjërës prej miqësoreve që torinezët do të zhvillojnë në kontinentin amerikan.

Zgjedhja e Rabiosë, por edhe e klubit siç pohon vetë ai, duket se është sinjali i parë i lamtumirës në horizont.

Pas mbërritjes së Pogbasë, 27-vjeçari e ka humbur vendin e titullarit dhe ndërsa kontrata i skadon verën e ardhshme, palët po presin një ofertë që do t’i bindë për të ndërprerë bashkëpunimin.

Related posts

KOMENTON PËR FAVORITIN E “EURO 2020″/ Kroos BESON: Kjo Gjermani, më e fortë së në…

Delo.autor

“NDESHJET E NATIONS LEAGUE NUK I MARRIM SI MIQËSORE”/ Gjimshiti: Uzuni dhe Balaj po bëjnë mirë, do shënojmë

Delo.autor

SUPER AUBAMEYANG/ Gabonezi shënon 3 gola për 17 minuta para syve të Emery (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment