Futboll Sport

MERR FUND DILEMA/ Rei Manaj firmos në Angli, shans i artë për sulmuesin shqiptar

Merr fund dilema. Rei Manaj do të firmosë për Watford, në Championship. Gazetari Achraf Ben Ayad njofton në Twitter se sulmuesi shqiptar ka firmosur tashmë për klubin britanik.

Manaj luajti në sezonin e fundit për Spezian, por skuadra italiane nuk pranoi të shfrytëzonte të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit. Ai u kthye te Barcelona, por duke parë që në ekipin katalanas është e pamundur të gjenden hapësira për një futbollist të një kalibri të tillë, u vendos që të sistemohej diku tjetër.

Watford është një shans i artë për Manajn për të treguar cilësinë e tij. Për të, kjo do jetë hera e parë që do luajë në Angli, pasi më parë ka provuar kampionate si ai italian apo spanjoll.

Related posts

DOMINIM TOTAL/ Paris SG bën “poker” dhe shkatërron Monacon në Superkupë (VIDEO)

Isa.Autor

GATTUSO NË FESTË/ Dhurata e Ivan Gazidis: Ja “YLLI” I ARSENALIT që pritet të firmosi me MILANIN

Isa.Autor

ITALIA RA NË “GRUPIN E FERRIT”/ Mancini: Jam i lumtur që do të përballem me…

Delo.autor

Leave a Comment