Futboll Seria A Sport

PORTIERI SHQIPTAR/ Strakosha qetëson Lazion dhe tregon se kur e… djallosi

Ka realizuar ëndrrën e tij në mënyrën më të papritur. Thomas Strakosha ende nuk e beson, çdo herë kujton atë episod të ndeshjes Milan – Lazio në San Siro. Tashmë portieri titullar i skuadrës bardhekaltër nuk ka ndërmend që të humbasë rolin. “Gardiani” shqiptar ka ndërhyrë në një emison në radion zyrtare të Lazio-s dhe ka thënë: “Nuk jam ende shumë mirë, më duhet kohë për të rikuperuar problemet e shpinës. Më mungon shumë stërvitja me shokët, por e shoh që po përgatiten mirë”.

“Zhgënjim me Inter-in? Bëmë më të keqen, por kemi skuadër që mund ta përsërisim, jemi një grup të rinjsh që jemi mbi të gjitha të bashkuar. Nuk kemi frikë. Ne duhet të mësojmë nga gabimet tona. Gjatë sezonit të shkuar kemi pasur momente të errëta, por ne duhet që të rezistojmë nga momenteve të vështirësive”.

“Proto? Ai tani di të flasë italisht. Ka shumë eksperiencë, trajnerët nuk duhet t’i shpjegojnë asgjë. Na ndihmon neve të rinjve që të rritemi. De Vrij? Nuk është vetëm Acerbi për ta zëvendësuar. Jam i qetë sepse kam shokë të tjerë, nga Wallace te Bastos. Kam parë që është i qetë me topin”.

“Ndeshja më e mirë për mua? Ajo kundër Atalanta-s. Kur kam ardhur këtu ëndërroja vetëm që të mbroja portën e Lazio-s, shpresoj që të jap kontributin më të mirë”.

Portieri i Shqipërisë e mbyll me një batutë, referuar driblimit që tentoi kundër Higuain në ndeshjen e vitit të shkuar ndaj Juventus-it. “Nuk mendoj shumë për ndeshjen, nëse ai top do të hynte në portë do të ishte një djallosje imja. Të gjithë gabojmë, e rëndësishme është që të dimë të reagojmë me mendje”.

Doktori – Më tej ka folur edhe koordinuesi i stafit mjekësor të Lazio-s, Fabio Rodia, i cili i ka dhënë shpresë portierit të kombëtares kuqezi për riaftësimin në kohë. “Situata e Thomas Strakosha-s nuk është shumë shqetësuese. Portieri i Shqipërisë ka pasur probleme me shpinën, por duke parë programin e stërvitjes, kemi preferuar që të veprojmë duke e përgatitur në klinikë për t’i dhënë kohë riaftësimit të tij më të mirë. Objektivi jonë është që të çojmë Strakosha-n në formën maksimale dhe që të jetë gati në kohë për ndeshjen e parë të Serie A.

Related posts

FRANCË-UKRAINË/ Kampioni i botës në fuqi kërkojnë fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Di Maria dhe fati i tij i errët me transferimet e bujshme në vitet e fundit

Sadik.Autor

TRAJNERI LOW NUK E GRUMBULLON/ Drejtuesi i klubit: Nuk e kuptoj, është mes më të mirëve

Delo.autor

Leave a Comment