Futboll Sport

OPERACIONI “FSHESA”/ Zbulohen lojtarët e Milanit që janë me “valixhe në duar”

Jo vetëm afrime. Në “Casa Milan”, teksa planifikohet merkatoja, studiohet edhe mënyra për të larguar disa lojtarë. Gabia kërkohet nga Sampdoria, ndërsa Fiorentina synon dyshen Kjaer-Kastijeho.

Kuqezinjtë mund të lëshojnë vetëm spanjollin.

Në listë shitjeje është edhe Rebiçi, për të cilin do të vlerësohen oferta, ndërkohë që Salmakersi do të jetë i lirë nëse vjen dikush me 20 milionë euro.

Në ekip do të rikthehet Pobega, por Milani nuk duket i bindur as për Mesiasin, i cili, gjithsesi u ble përfundimisht nga Krotone.

Nga këta lojtarë të tepërt, klubi synon të përfitojë rreth 40-50 milionë euro, të cilat më pas do të investohen rishtazi në merkato.

Related posts

Nga Monaco te Maribor-i, të rinjtë shqiptarë në “lupë”

Q.Autor

PËRFORCIME NË EKIP/ Pioli kërkon një sulmues në skemë, Maldini e gjen në Serie A tek klubi…

Delo.autor

KROACIA KËRKON TROFEUN NË ARENA NDËRKOMBËTARE/ Spanja luan finalen e dytë radhazi në Ligën e Kombeve

F.autor

Leave a Comment