Futboll Sport

TARE I RRËMBEU KAPITENIN MILANIT/ Romanjolin e presin te Lacio si… Bekenbaueri (VIDEO)

Më në fund, Alesio Romanjoli, ka realizuar ëndrrën për të luajtur me ekipin e zemrës.

Ish-kapiteni i Milanit, falë këmbënguljes së drejtorit sportiv, Igli Tare, tashmë është zyrtarisht një lacial, ndonëse këtë “fe” i është dashur që ta mbajë gjithmonë të fshehtë, duke qenë se si për ironi të fatit është rritur në radhët e të rinjve të Romës dhe nga aty fitoi arenën e rëndësishme.

Gjithsesi, pas 7 vitesh në ngjyrat kuqezi dhe ku mundi që të fitojë edhe shiritin e kapitenit, shqiptari Tare bëri të mundur që ta afronte në spondën e kaltër të kryeqytetit, me parametër zero, ndonëse për Romanjolin ishin në garë Juventusi, disa klube angleze, por prej kohësh mbahej nën vëzhgim edhe nga Barcelona.

Gjithsesi, nga dje 27-vjeçari Alesio Romanjoli është zyrtarisht një mbrojtës i Lacios, duke firmosur një kontratë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, deri në vitin 2027.

Ardhja e tij ka ekzaltuar edhe tifozët e shumtë që e pritën në qendrën stërvitore, që e kanë bombarduar me komplimenta: “Je Bekenbaueri i Lacios”.

 

Related posts

EKSKLUZIVE/ KASHAMI: Ja pse u largova nga Beslidhja. PANUCCI kontradiktor, kombëtarja nuk është e…

Isa.Autor

Eder Banega shënon ndaj Italisë

Sadik.Autor

DËMTIMI I ALEXIS SANCHEZ ME KOMBËTAREN/ Flet Marotta: Duhet të jemi vigjilent në merkaton e janarit, kilianin nuk do ta…

Delo.autor

Leave a Comment