Futboll Premier League

Kovacic drejt largimit, Klopp e dëshiron tek Liverpooli

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka ringjallur interesimin e tij afatgjatë në mesfushorin e Real Madridit, kroatin, Mateo Kovacic.

Klopp ka ndjekur Kovacicin që nga koha e tij në krye të Borussia Dortmundit dhe ka bërë hetimet e para për disponueshmërinë së tij gjatë verës së kaluar.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, trajneri gjerman është i gatshëm të provojë përsëri për reprezentuesin e Kroacisë për tregun kalimtar dimëror.

Me Emre Can që po refuzon të nënshkruajë kushtet e reja me Redsat, drejtuesit e Redsave janë në kërkim të emrave të ri.

(Mateo Kovacic nuk po luan rregullisht dhe nuk ndihet i lumtur!)

Pikërisht emri i Kovacicit është në shqyrtim në Liverpool si një zëvendësim adekuat i gjermanit.

Pavarësisht se është vlerësuar shumë brenda Realit, Kovacic i ka thënë trajnerit Zinedine Zidane se ai është i gatshëm të largohet nëse ai nuk merr garanci për të luajtur rregullisht.

Ndryshe, Kovacic është një emër shumë i kërkuar në ligat e mëdha evropiane dhe Liverpooli pritet të ketë konkurrencë të madhe për transferimin e tij.

Kjo pasi interesim të madh për shërbimet e tij kanë shprehur edhe gjigantët italianë, Milani dhe Juventusi.

Related posts

ANGLI-KOSOVË/ “Dardanët” ka shansin real për t’u kualifikuar në EURO 2020 (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS 5 SEZONESH NË ROTERDAM/ Van Persie luan ndeshjen e fundit të karrierës

Delo.autor

DUELI SHQIPËRI-POLONI/ Shihni sa kushtonin dy 11-shet që zbritën në fushë nga minuta e parë

Delo.autor

Leave a Comment