Futboll Sport

Insigne i lumtur: Nuk e prisja. Ancelotti, goditje e madhe për Napolin

Sarri është një kapitull i mbyllur tashmë te Napoli. Presidenti De Laurentiis ka emëruar Carlo Ancelottin në stolin drejtues të bluve, i cili ka ndezur entuziazmin e tifozëve dhe lojtarëve. Lorenzo Insigne komentoi mbërritjen e trajnerit italian me entuziazëm të madh.

Para mbërritjes së tij në “Coverciano”, për t’u vënën nën urdhërin e Roberto Mancinit në kombëtare, Insigne ka promovuar lëvizjen e klubit të tij: “Eshtë një fat i madh që do të punoj me Ancelottin. Shpresoj se trajneri i ri do të na japë një dorë të madhe për të trajtuar ndeshjet e rëndësishme, sepse, siç të gjithë e dië, ai është një trajner i madh”.

Ardhja e Ancelottit ka qenë surprizë për të gjithë mjedisin blu. “Nuk e prisja, por e dimë që presidenti ka kësi goditjesh. Ai sigurisht bëri një goditje të madhe në merkato, Ancelotti është një trajner i madh”, – shton Insigne.

Pastaj, dy fjalë edhe për ish-trajnerin Sarri, i cili solli te Napoli një filozofi të re: “Ne vetëm duhet ta falënderojmë atë, për shkak se në këto tri vite na ka dhënë aq shumë, na mësoi shumë dhe këtë vit arritëm deri në atë pikë, sa të synonim titullin, për shkak të tij”.

Related posts

Trafik organesh te Barcelona! Mëlçia e re e Abidalit u ble në mënyrë të paligjshme

Sadik.Autor

Presidenti Halili i përgjigjet Ze Marias: Sulmues nuk ka, puno me Majkëll Ngo

Isa.Autor

SPEKTAKOLARE/ Hamilton dominon edhe mes shiut, Ferrari sërish në krizë

Isa.Autor

Leave a Comment