Futboll Sport

INZAGI ME SURPRIZË NË PORTË/ Zikaltërve u rikthehet dyshja e sezonit të kaluar. Si pritet të rreshtohet Interi sonte ndaj Kremonezes

Interi do të kërkojë të kthejë menjëherë faqe mbrëmjen e sotme ndaj Kremonezes dhe Simone Inzagi është i vendosur të provojë se organika e tij e pasur mund të ofrojë paraqitje shumë herë më të mira se ajo ndaj Lacios.

INTER

Me Mikhitarianin dhe Lukakun të padisponueshëm, tekniku duhet t’i nisë përgatitjet e tij nga sulmi.

Në krah të Lautaros pritet Edin Xheko, për të na dhuruar dyshen e sulmit që kemi parë shpesh sezonin e shkuar, ndërkohë që në stol, Korreas do t’i bashkohet edhe sulmuesi i ekipit të të rinjve, Valentino Karboni.

 

 

Në mesfushë, Çalhanoglu do të riveshë fanellën e titullarit, ashtu si Gosens e Dumfris në krahë, që do t’u bashkohen të padiskutueshmëve Barela e Brozoviç, me Kristjan Asllanin që në mungesë të ndonjë surprize, do ta nisë nga stoli.

Asnjë ndryshim ne treshen e zakonshme të mbrojtës për Inzagin, që surprizën e vërtetë pritet ta bëjë mes shtyllave.

Andre Onana do të marrë vendin e Handanoviçit, për të bërë kështu debutimin e tij në kampionat me zikaltrit.

IN (1)

Related posts

LUKS DHE PARA/ CR7 pushime LUKSOZE në Londër: I bën lekët “rrush e kumbulla” për…

Isa.Autor

SHUMË “YJE” PËR CHAMPIONS/ Ja formacioni i “çmendur” i Sarrit nën drejtimin e Juventus

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool pranë finales, Roma kërkon “mrekullinë”

Sadik.Autor

Leave a Comment