Futboll Sport

MILANI GODET ME DY MESFUSHORË/ Kuqezinjtë priten të transferojnë talentet nga Belgjika dhe Argjentina

Dëmtimi i Rade Kruniçit shton nevojën e Milanit për një mesfushor. Pasi Midtjilandi rriti pretendimet për Oniedikën, kuqezinjtë kanë marrë një kthesë të fortë drejt Gjermanisë. Më saktësisht drejt Volfsburgut ku luan Aster Vranks. 20-vjeçari mund të jetë goditja e “Djallit” në mesfushë.

vranks

183 centimetra për 80 kilogramë ai përbën profilin fizik që duhet të zëvendësojë Kesin. Atë e krahasojnë me bashkëkombësin Vitsel, teksa teknika është e një niveli disi më të lartë.

Emri tjetër që po shqyrtohet në këto momente është ai i Karlos Alkaraz. Emër i njëjtë me yllin më të ri të tenisit botëror, por luan në Argjentinë te Rasingu i Avezhanedës.

 

 

alkaraz

Ai vlerësohet 18 milionë euro dhe mund të bllokohet që tani për t’u transferuar në Milano gjatë janarit, teksa operacioni “Vranks” ka më shumë gjasa që të mbyllet në ditët e mbetura që na ndajnë nga fundi i merkatos së kësaj vere.

Related posts

ACAROHEN TE BARCELONA/ Napoli kërkon ta luajë ndeshjen në Portugali

Delo.autor

Ariola Prenga: Fitorja ndaj Austrisë, një hakmarrje për zhgënjimin në Tiranë

Sadik.Autor

ARROGANCA E PANUCCIT pas fitores me Uellsin: Shkoni pyesni DUKËN përse…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment