Futboll Sport

Chelsea kundër Southamptonit për një vend në finale të FA Cup

Chelsea do të ballafaqohet me Southamptonin sot për një vend në finale të FA Cup, ku i pret Manchester Unitedi.
Skuadra e Antonio Contes do të tentojë ta sigurojë vendin në finale sot në ndeshjes e dytë gjysmëfinale kundër Southamptonit në “Wembley” me fillim në orën 16:00, transmeton Gazeta Express.

Kjo është përballja e dytë mes tyre brenda një jave, me Chelsean që fitoi 3-2 me përmbysje në “St Mary’s” të shtunën e kaluar dhe synon ta përsërisë të njëjtin rezultat edhe sot.

Marcos Alonso do të mungojë te Chelsea si pasojë e kartonëve dhe në vend të tij pritet të luajë Emerson. Danny Drinkwater, David Luiz dhe Ethan Ampadu mungojnë shkaku i lëndimeve.

Te Southamptoni janë në dyshim Mario Lemina dhe Sofiane Boufal. Jack Stephens është i suspenduar.

Manchester United është finalisti i parë, pasi dje e mundi 2-1 Tottenhamin për ta arritur finalen e FA Cup.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Chelsea: Courtois; Christensen, Azpilicueta, Cahill; Emerson, Moses; Kante, Hazard, Willian; Giroud, Morata.

Southampton: McCarthy; Bertrand, Yoshida, Hoedt, Bednarek, Soares; Hojbjerg, Romeu, Tadic, Davis; Long.

Related posts

FOTOLAJM/ E turpshme në stadiumin e Kukësit, flamuri i Shqipërisë i shqyer

Q.Autor

BUZËQESHJE DHE PUTHJE/ Melisa Sata lëBoatengun për futbollistin e… Milanit

Delo.autor

FOTO/ Njihuni me formacionin e javës në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment