Futboll Sport

ZYRTARIZIMI VETËM ÇËSHTJE ORËSH/ Juventusi pranë goditjes së radhës në merkato

Filip Kostiç pritet të jetë goditja e radhës e merkatos së Juventusit. Anësori i majtë i Eintrahtit të Frankfuriit është prej kohësh në shënjestrën e bardhezinjve, të cilët tashmë kanë gjetur edhe akordin me klubin gjerman, me të cilin priten të vendosen vetëm bonuset.

KOSTIC

12 milionë euro plus 3 në formë bonusesh ka qenë oferta e torinezëve që ka një diferencë prej 3-4 milionë eurosh me kërkesën e Frankfurtit.

Gjithsesi, nga kontaktet e ditës së djeshme filtron optimizëm dhe gjithë operacioni mund të mbyllet sot, pasi drejtuesit bardhezinjë duan t’ia kompletojnë organikën Alegrit sa më shpejt të jetë e mundur.

 

 

27-vjeçari e ka lajmëruar gjithë ambientin gjerman për lamtumirën, ndërkohë që ngelet për t’u parë nëse Kostiç do të jetë ende pjesë e skuadrës që do të përballet nesër me Real Madridin në finalen e Superkupës së Europës.

Related posts

E PABESUESHME/ Barcelona ka vendosur, në lidhje me të ardhmen e Griezmann

Sadik.Autor

“K*RVË, KURRË NUK DO TA FAL ATË QË I BËRE”/ Tifozët e Realit “shpërthejnë” ndaj partneres së Iscos: Ti e ke çuar në këtë formë

Delo.autor

Gjest i turpshëm! Tifozët e PSG-së qëllojnë Ronaldon

Q.Autor

Leave a Comment