Futboll Sport

DAJAK DHE TELEFON I VJEDHUR/ Si Andrea Pirlo e tërbonte Rino Gattuson

Andrea Pirlo dhe Gennaro Gattuso janë miq të mirë mes tyre. Tashmë të dy janë trajnerë dhe rivalizojnë mes tyre, kurse si futbollistë te Milani dhe Italia ishin gjithë kohën së bashku me njëri-tjetrin. “Profesori” nuk ngurronte ta ngacmonte Rinon.

Raporti i tyre ishte si mes Bud Spencer dhe Terence Hill, me Pirlon që shpesh duhet të mbante grushtet dhe shkelmat pas lojërave që i bënte trajnerit aktual të Napolit. Vetë tekniku i Juventusit, kohë më parë rrëfente një rreng që i kishte bërë Gattusos.

“E thirra atë jugor dhe ai më mori në shkelma. Për t’u hakmarrë i vodha celularin dhe me numrin e tij i dërgova shumë mesazhe drejtorit sportiv, Ariedo Brada”, tregon fillimisht Pirlo, i cili nuk ishte mjaftuar me kaq.

“Një ditë, gjatë periudhës kur Rino po priste rinovimin e kontratës së tij, unë zhvillova negociatat në vend të tij. Ai e vuri re dhe erdhi më rrahu dhe thirri Braidan e i tha që ishte një nga shakatë pa kripë të Pirlos”, zbulonte Andrea.

Related posts

“KAM KATËR VITE QË LUAJ PËR “KUQEZINJTË”/ Mesfushori Kessie: Ndihem lider i këtij Milan-i, ndaj…

Delo.autor

Chelsea kundër Southamptonit për një vend në finale të FA Cup

Sadik.Autor

E PAIMAGJINUESHME/ “BIRI I ERËS” shënon 2 SUPER GOLA për Mariners (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment