Futboll Sport

DISFATA NDAJ BAVAREZËVE NË CHAMPIONS/ Xheko: Bajerni një furi, Interi humbi sepse…

Edin Xheko ishte interisti që luftoi më shumë se kushdo tjetër i vetëm përballë Bajernit të Mynihut, por nuk mund të bënte asgjë përballë një skuadre që sivjet mund të ndalet ndonjëherë në ndonjë barazim, por që as që ka ndërmend të mposhtet, përkundrazi, siç e pranon bomberi boshnjak.

“Bajerni i Mynihut është një skuadër e madhe, madje kur të vënë përpara nëse ia lejon janë një furi e vërtetë dhe ne e pamë qartësisht këtë.

E dinim që nëse nuk bënim ndeshjen tonë më të mirë do të ndodhte diçka e tillë, sidomos në pjesën e parë, ku duhet të kishim bërë shumë herë më shumë në fazën e presingut për t’i mbajtur sa më larg portës sonë.

Por gjithsesi, në pjesën e dytë ndryshuam ritëm, ishim ne që patëm disa raste të pastra për gol, por nëse nuk i shfrytëzon ato, atëherë humbja është e pashmangshme.

Na vjen keq për tifozët, por tani të mendojmë për kampionatin”, tha veterani.

Related posts

FULHAM-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” nuk dinë të ndalen, shënon sërish Pogba

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Nuk di të ndalet, CR7 zhbllokon sfidën me një “PERLË (VIDEO)”

Delo.autor

Tre muaj për ta bindur, tani Reginaldo është një rekordmen me golat e tij…

Sadik.Autor

Leave a Comment