Futboll Sport

TREGON KARAKTERIN E TIJ TË ASHPËR/ Shikoni si De Rossi shkelmon bashkëlojtarin në stil karateje (VIDEO)

Boca Juniors ka fituar ndeshjen e radhës në transfertë me rezultatin 0-1 kundër Banfield. Ekipi argjentinas e ka nisur si duhet kampionatin e ri, pasi në 4 ndeshje ka 3 fitore dhe një barazim duke kryesuar renditjen deri tani.

Mesfushori Daniele De Rossi është kthyer në titullar fiks dhe në senator te skuadra argjentinasi. Mesfushori italian po tregon karakterin e tij të ashpër. 36-vjeçari ka luajtur dy ndeshje në kampionat dhe një ndeshje në kupë duke shënuar dhe një gol.

Në sfidën kundër Banfield-it ishte protagonist i një ndërhyrje shumë të ashpër. Në përpjekje për të ndalur një top ai, i ndërhyn bashkëlojtarit në stil karateje duke e goditur në trup.

Related posts

MBROJTËSI I BAYERN NË TELASHE/ Jerome Boateng rrezikon të dënohet me 5 vite burg, ja për çfarë akuzohet…

Delo.autor

KAMPIONI I TREFISHTË I EUROËS/ PESHNGRITËSI Briken Calja shpallet “Qytetar Nderi” (FOTO)

Isa.Autor

RINOVIMI ME YLLIN SUEDEZ/ Ja 3 bonuset që Milan i ofron Ibrahimovic!

Delo.autor

Leave a Comment