Futboll Sport

E PABESUESHME/ Ndeshja e sotme ndaj Betisit, Reali i Madridit nuk u shënon gol prej…

Besojeni ose jo, teksa Reali i Madridit pret Betisin sot pasdite në “Bernabeu” kampionët në fuqi të Spanjës kanë 5 sezone pa fituar kundër andaluzëve në Madrid.

E për më shumë akoma, kanë 5 vjet që nuk arrijnë t’u shënojnë qoftë dhe një gol bardhejeshilëve. Betisi është kthyer në një mace e zezë për Madridin.

Suksesi i Realit kundër Betisit është kthyer në një utopi.

Gjithçka nisi më 20 shtator të vitit 2017.

Ishte java e pestë në La Liga, me Realin që kërkonte fitoren e parë në shtëpi pas dy barazimeve 2-2 ndaj Valencias dhe 1-1 ndaj Levantes.

Në atë që duhej të ishte takimi i kthesës për Realin, u shfaq Sanabria që i jepte fitoren Betisit në Madrid në kohën shtesë.

Që nga ai takim, Betisi nuk ka humbur asnjë takim në “Bernabeu”, madje duke mos pësuar asnjë gol!

E të mendosh që Reali ka tentuar 72 gjuajtje drejt portës së Betisit në këto 5 takime, me një mesatare një gjuajtje çdo 6 minuta, por në fund zero gola. Sot në Madrid luhet kapitulli VI.

Related posts

KORONAVIRUSI/ FSHF merr vendimin: Ndeshjet do të luhen…

Delo.autor

PLAS TEK TOTTENHAM/ Klubi nxjerr bllof Mourinho-n për mosaktivizimin e mbrojtësit Alderweireld

Delo.autor

E RRALLE/ Ditën kur Maradona refuzoi të prishte gjumin për t’u takuar me Vladimir Putinin

F.autor

Leave a Comment