Futboll Sport

SUPERFUQIA/ Shtatë nga 10 blerjet më të shtrenjta të kësaj merkato verore i bëri…

Premier Liga tregoi muskujt e saj financiarë për të disatin vit radhazi edhe në merkaton e kësaj vere, e cila shkoi deri në thyerjen e rekordeve të veta të mëparshme.

Në 10 transferimet më të shtrenjta të kësaj vere në Europë, 7 lojtarë u blenë nga klubet e Premier Ligës. Blerja më e shtrenjtë e kësaj vere ishte ajo e Junajtidit për sulmuesin e Ajaksit, Antoni:

“Djajtë” paguan 85.5 milionë paund. Në vend të dytë renditet transferimi i Darvin Nunjezit nga Benfika në Liverpul për 85 milionë paund. Në vend të tretë renditet Çuameni, për të cilin Reali i pagoi Monakos 72 milionë paund.

Pastaj vijon me Uesli Fofananë, për të cilin Çelsi shpenzoi 69.5 milionë paund për transferimin e mbrojtësit nga Lestëri. Transferimet e tjera më të shtrenjta janë Kasemiro (Real-Junajtid) 64 milionë paund;

Mark Kukureja (Brajton-Çelsi) 62 milionë; Aleksander Isak (Sociedad-Njukasëll) 60 milionë; Matajs de Ligt (Juventus-Bajern) 60 milionë; Riçarlison (Everton-Totenhem) 60 mln dhe Rafinja (Lids-Barcelona) 56 milionë.

Related posts

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Mbrojtësi Meksi: Luajmë në fushën tonë dhe kjo na favorizon, por…

Delo.autor

“TEK “UJQËRIT E DËBORËS” NDIHEM MIRË”/ Rrëfehet mesfushori Taipi: Ndaj Tiranës luajmë për…

Delo.autor

ZYRTARE/ Chelsea gjen trajnerin e ri, Tuchel ulet në stolin e “Bluve të Londrës”. Ja për sa vite ka firmosur…

Delo.autor

Leave a Comment