Futboll Sport

IU OFRUA NEYMAR/ Por Çelsi vijon bisedimet për yllin e Milanit

Çelsit i është ofruar mundësia për të transferuar Nejmarin nga PSG-ja gjatë orëve të fundit përpara mbylljes së merkatos.

LEAO

Tomas Tuhel kërkon një sulmues për të kompletuar skuadrën e tij dhe Nejmar është përfolur edhe në të shkuarën se u është ofruar bluve bashkë me Kristiano Ronaldon.

Kampionët e Francës janë të hapur për ta shitur brazilianin, por është shumë e vështirë që të arrihet një marrëveshje përpara mbylljes së merkatos së kësaj vere.

 

 

Blutë morën përgjigje negative këto orë edhe nga Evertoni, për transferimin e talentit Gordon. Por sipas “The Times”, Çelsi mbetet në bisedime edhe me Milanin për transferimin e sulmuesit Rafael Leao.

Sipas gazetës britanike, blutë po mbështeten në këtë pistë te dëshira e portugezit, i cili preferon një transferim në Premier Ligë.

Milani, nga ana e tij, nuk dëshiron të humbasë një lojtar të rëndësishëm në ditën e fundit të merkatos, edhe pse një ofertë 120 milionë euroshe mund të ishte tunduese.

Related posts

MERKATO TEK INTER/ Nainggolan drejt qëndrimit, Eriksen nuk lëviz! Largohen dy futbollistë

Delo.autor

STATISTIKAT/ Trajneri Mema fotokopje e Ze Marias, një pikë në 3 ndeshjet e para

Isa.Autor

ZYRTARE/ KAS-i përgjysmon dënimin për Chelsea, buzëqesh edhe klubi i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment