Futboll Sport

PLAS TE JUVENTUSI/ Ultrasit bardhezi kundër Bonuçit: Nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një lider!

Te Juventusi ka plasur edhe një çështje tjetër, ajo mes ultrasve bardhezi dhe kapitenit, Leonardo Bonuçi.

Pas rezultateve, paraqitjeve të ekipit, shkarkimit të mundshëm të Masimiliano Alegrit dhe lëvizjeve në klub, tani ka plasur edhe një çështje në shtëpinë juventine, mes tifozerisë që i kanë dalë hapur kundër Bonuçit.

Ultrasit e “Zonjës së Vjetër” kanë dalë me një komunikatë zyrtare ku kanë deklaruar se kapiteni i skuadrës, Bonuçi nuk ka qenë dhe nuk do të jetë një lider:

“Sjellja e lojtarëve profesionistë si viktima për të parë ultrasit kur ata i vërshëllejnë dhe i ofendojnë, duket absurde.

Rezultati mund të jetë vetëm formimi i një grupi të dobët dhe plot negativitet. E kundërta me çfarë duhet në sport.

Nuk dihet cilët lojtarë flasin dhe kush i thotë të bëjnë gjëra jashtë profesionit.

Jemi dëshmitarë të skenave që nuk i kuptojmë dhe na bëjnë të buzëqeshim, ose më mirë skena qesharake të konceptuara nga ata që qëndrojnë si lider, por sillen si një viktimë.

Bonuçi nuk ka qenë lider dhe nuk do të jetë kurrë!”, shkruhej në komunikatë.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan vazhdon të mendojë për merkaton, kërkon në janar ylli i rivalëve…

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Prokuroria kërkon dënim të rëndë për klubin e Serie A

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Pas një asistit fantastik nga Bale, mesfushori Ramsey ndëshkon Turqinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment