Breaking News Futboll Sport

SHQIPËRIA E “PA FAT”/ Ndëshkohemi sërish në fund nga Islanda që 90 minuta luajti me 10 lojtarë

Shqipëria nuk ka mundur të fitojë as në ndeshjen e fundit të Nations League përballë Islandës, duke e mbyllur aventurën në këtë kompeticion me një barazim 1-1.

Kundërshtarët luajtën pothuajse 90 minuta me 10 lojtarë, duke llogaritur këtu dhe shtesat në të dyja pjesët e lojës, për shkak të një kartoni të kuq të mbrojtësit Gunnarson.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 35 të takimit me anë të një goditje me kokë të Ermir Lenjanit. Ndeshja foli e gjitha për djemtë e Rejas, kjo për shkak dhe të inferioritetit numerik të islandezëve, por nuk ishte thënë të përfundonte kështu.

Në minutën e 96 të takimit, atëherë kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar, miqtë gjejnë golin e barazimit me Anderson, duke kthyer fërshëllimat në Air Albania dhe tronditur stolin e Rejas, i cili nuk gjen një fitore prej thuajse 10 ndeshjesh.

Me mbylljen e ndeshjeve në grupin e 2 të Ligës B, Shqipëria renditet në vend të tretë me 2 pikë, duke lënë pas vetëm Rusinë e skualifikuar për shkak të luftës në Ukrainë.

Related posts

Begeja: Sot e kishim mendjen tek Vllaznia. Situata e vështirë, por jo e pashpresë

Q.Autor

LIVE/ Rayo Vallecano-Real Madrid, Embarba kalon vendasit në avantazh

Delo.autor

HOLANDA rikthehet të jetë e “bukur”, TULIPANËT “likujdojnë” GJERMANINË

Isa.Autor

Leave a Comment