Futboll Sport

STARTI NEGATIV I SEZONIT/ Zaneti zbulon të ardhmen e trajnerit të Interit: Inzagi…

Interi e ka nisur në mënyrën më negative të mundshme sezonin, teksa në shtatë ndeshje është mposhtur tre herë, respektivisht ndaj Lacios, Milanit dhe së fundmi kundër Udinezes. Në mikrofonat e “TuttoMercatoWeb” është shfaqur zv.presidenti i Interit, Havier Zaneti, i cili i ka dhënë fund çështjes së Inzagit duke e “blinduar” dhe duke deklaruar se gjithmonë klubi ka pasur besim te puna e tij:

HAVIER ZANETI

Inzagi – “Gjithmonë ka pasur besim te Inzagi, meritat nuk janë vetëm për një person. Është një grup që kanë objektiva të qarta dhe do të shkojmë në atë drejtim.”

Kthesa e Interit – “Kthesa do të jetë duke filluar që të jemi të ndërgjegjshëm për forcën tonë. Duhet të jemi një ekip elastik, të punojmë me kokën ulur dhe më pas do të varet nga aftësia jonë për të qenë protagonistë, edhe pse jam i bindur se ekzistojnë kushtet për ta bërë këtë.”

 

 

Ndjenja mes Argjentinës dhe Italisë – “Për shkak se ka një afërsi të madhe mes Argjentinës dhe Italisë, njësoj si gjaku. Fakti i mbërritjes këtu ishte vendimtar për mua, më bëri të rritem si njeri dhe si futbollist dhe gjithmonë do ta falënderoj këtë vend.”, përfundoi Havier Zaneti.

Related posts

FITOI GJITHÇKA/ Zidane paralajmëron Lopetegui: Kur je te Real Madridi, duhet të fitosh…

Isa.Autor

ARRIHET MARËVESHJA/ Milan firmos për 16 milionë euro me mesfushorin 21-vjeçar…

Delo.autor

NGA KATEGORIA E GJASHTË ANGLEZE NË ELITË/ Rrugëtimi fantastik me gola i protagonistit Calvert-Lewin

Delo.autor

Leave a Comment