Futboll La Liga

(FOTO) Zyrtare/ Largohet nga Barcelona pas 8 sezonesh

Javier Mascherano zyrtarisht nuk është më pjesë e Barcelonës. Pas 8 sezonesh, argjentinasi ka vendosur të shkëpusë marrëdhëniet me klubin katalanas.

Lajmi është dhënë nga shoqëria katalanase nëpërmjet një komunikate, ndërsa destinacioni i mbrojtësit argjentinas do të jetë drejt Kinës, pasi do të firmosë për Hebei Fortune.

“Javier Mascherano largohet nga Barcelona pas tetë sezoneve. Futbollisti argjentinas të mërkurën në ora 11:00 do të japë lamtumirën e tij zyrtare. Në këtë lamtumirë do të jetë edhe presidenti Josep Bartomeu dhe stafi i skuadrës së parë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit katalanas.

Mascherano u bë pjesë e Barcelonës në vitin 2010, pasi u largua nga Liverpool dhe gjatë kohës që ishte pjesë e Barcelonës ka fituar shumë trofe me fanellën e katalanasve, mes të cilave edhe Champions League.

Related posts

ZBULON EKSPERIENCAT NGA JETA E TIJ/ Llullaku rrëfehet: Kur isha i vogël ecja me…

Delo.autor

Barcelona dhe PSG gjejnë akordin për mesfushorin e kërkuar nga katalanasit

Isa.Autor

Higuain përgatit “hakmarrjen”/ Gati t’i tregojë Juves se gaboi që e largoi

Isa.Autor

Leave a Comment