Futboll Sport

150 HERË KUQEZI/ Pioli pas fitores kundër Veronës: Ekzaltohemi nga vështirësitë!

Dje ishte hera e 150 që Stefano Pioli drejtonte Milanin në një ndeshje zyrtare e nuk mund të kishte një mënyrë më të mirë për të festuar. Skuadra i tregoi se di të vuajë e të fitojë edhe kur ndeshjet ndërlikohen siç ndodhi dje në Veronë. Nga tri pikët e deri të zëvendësuesit, gjithçka në analizën që trajneri ofroi për mediat.

RËNDËSIA – “Më vjen mirë që djemtë e krahasojnë këtë fitore me atë të sezonit të kaluar. Është arsyetimi i duhur nëse duam të fitojmë të tjera sfidat. Ajo që nuk më pëlqeu ishte qasja. E kishim nisur mirë e më pas u shthurem pa asnjë arsye. Reagimi më pas ishte i duhur. Jam me fat që kam një grup që ekzaltohet në mes të vështirësive.”

ROLI I TEOS – “Pozicioni i Hernandezit është hibrid dhe e prisnim që anësori rival ta ndiqte në mesfushë. Kjo lëvizje na është bërë e nevojshme për të liruar Leaon nga presioni pasi në duelet një kundër një portugezi është vrastar. E vërtetë që në tranzicion kishim probleme, por nevojitet të ndërmarrësh rreziqe në situata të caktuara.”

ZËVENDËSUESIT – “Sigurisht që nuk ishte një ndeshje e lehtë për Adlin. Verona e markoi në të gjitha zona e fushës. Disa vështirësi janë normale sepse për të isha hera e parë si titullar. Çao, Vranksx, Dest mbërritën më pak se dy muaj më parë, ata janë djem të rinj që vijnë nga kampionate të ndryshme, por kanë potencial dhe dëshirë të madhe për të punuar.

Jam i sigurt se së shpejti do të jenë gati. Origi më në fund është mirë, ka hequr qafe dëmtimin e rëndë që e pati bllokuar. Tani shpresoj të rikuperoj Menjanë, Kjaerin dhe De Ketelaren, këtë javë, sepse duke luajtur kaq shpesh energjitë mendore është e vështirë t’i rikuperoj dhe për këtë arsye kam nevojë për shumë lojtarë.”

Related posts

DO TË LARGOHET NGA INTER NË FUND TË SEZONIT/ E ardhmja e Godin, sirena angleze për mbrojtësin

Delo.autor

A MUND TË BËHET SI NEYMAR? Ja përgjigja e Casemiros për shokun e skuadrës

Delo.autor

STRATEGJIA E REAL MADRID NË MERKATO/ Hazard u pagua nga 3 të padëshiruar, ja sa i shiti

Delo.autor

Leave a Comment