Futboll Sport

AROMË RINOVIMI TE MILANI/ Stefano Pioli kuqezi deri në vitin…

Raporte të shkëlqyera, rezultate sportive dhe plane për të ardhmen. Stefano Pioli ishte një nga arkitektët e rilindjes së Milanit, njeriu i duhur në vendin e duhur për të nisur një rrugëtim fitues.

Gjithçka filloi në tetor të tri viteve më parë, kur ai u zgjodh si pasues i Marko Xhampaolos në stolin kuqezi.

Me kalimin e muajve, marrëdhënia mes Piolit dhe klubit u bë gjithnjë e më e fortë, një besim total që e ka shtyrë trajnerin të punojë në kushtet më të mira, duke e çuar ekipin drejt titullit të 19-të në historinë e tij, njëmbëdhjetë vjet pas fitores në kampionatin e fundit.

Një sukses që e bëri edhe më të fortë marrëdhënien mes drejtuesve, klubit dhe trajnerit. Por mbi të gjitha, 57-vjeçari ishte në gjendje të menaxhonte shumë vështirësi, çka bëri që shumë lojtarë të rinj të rriteshin, teksa “Djalli” mbetej konkurrues në Itali dhe në Europë.

RINOVIMI – Dhe nuk do të jetë e vështirë të vazhdohet së bashku, duke punuar për të tashmen dhe duke planifikuar një të ardhme edhe më të ndritshme.

Në nëntor 2021, kontrata e Stefano Piolit u rinovua deri më 30 qershor 2023 me një opsion për sezonin e ardhshëm duke ia rritur pagën me 30 për qind.

Praktikisht ai do të përfitonte nga 3 milionë eurot aktualë në 4 milionë. Klubi ka çdo synim të ushtrojë këtë opsion për të zgjatur edhe një vit marrëdhënien me Piolin dhe gjithashtu do të ketë një rregullim pagash në bazë të rezultateve që nëse janë të duhurat mund ta çojnë Piolin të fitojë deri në 5.5 milionë euro në sezon.

MË SHUMË PIKË – Trajneri nga Parma tashmë ka hyrë në historinë e Milanit me fitoren e titullit më 22 maj, por për t’i dhënë akoma më shumë vlerë punës së tij janë edhe shifrat. Në epokën e tri pikëve për ndeshje, ai është trajneri me mesataren më të lartë te kuqezinjtë. Aktualisht rreth 2 pikë për ndeshje, në 3 vitet e tij në pankinën e Milanit, ai ka bërë edhe më mirë se Ançeloti dhe Alegri. Në këto kushte, Milani dhe Pioli janë gati të vazhdojnë së bashku.

Related posts

Zidane: Ronaldo si Di Stefano, kualifikimi ende i hapur

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Mikel Arteta ja hedh “lehtë” COVID-19, e kaloi me 3-4 ditë

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI/ RONALDO dhe JUVENTUSI sulmohen nga huliganët para sfidës me…

Isa.Autor

Leave a Comment