Futboll Seria A

Berluskoni i jep këshilla Gattusos: Duhet të luajë me dy sulmues

Silvio Berluskoni është rikthyer të flasë për çështjet në klubin e Milanit. Ai flet për gjendjen aktuale të Milanit, duke i dhënë edhe disa këshilla trajnerit Gattuso dhe tregon se cilët janë lojtarët më cilësore të Milanit sipas tij.

“Kohët e fundit nuk e kam ndjekur Milanin, por më bëhet qejfi për emërimin e Gattusos. Gjithsesi, skema me një sulmues nuk të çon asgjëkund dhe nëse Rino dëshiron të ketë sukses, duhet të luajë me 2 sulmues dhe Bonaventurën pas tyre. Mendoj se ky i fundit, së bashku me Suson dhe Donarumën janë tre lojtarët më cilësorë të ekipit”, u shpreh presidenti legjendar i Milanit.

Related posts

MILANI i “hakmerret” ROMËS për SUSON, kuqezinjtë shumë PRANË mesfushorit ITALIAN

Isa.Autor

Ylli i Barcelonës ndryshon nënshtetësi, detyrohet nga rregullat e UEFA-s

Isa.Autor

NDIZET DUELI/ Po fitojnë ndaj Liverpulit, tifozët e Crvenës OFENDOJNË në kor anglezët (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment