Futboll Sport

DY SHPËTIME PËR 8 MINUTA/ Mbrojtësi i talentuar është gati për Milanin

Malik Çao ishte një nga protagonistët që askush nuk e priste nga Verona-Milan, sfidë e fituar nga kuqezinjtë falë golit të Sandro Tonalit dhe gjithashtu falë dy ndërhyrjeve të mbrojtësit gjerman në minutat e fundit të ndeshjes. Pasi hyri në fushë në minutën e 82-të, ish-lojtari i Shalke 04 ishte vendimtar dhe nuk mund të kishte festuar më mirë se aq debutimin e tij absolut me klubin kuqezi.

KARRIERË – “La Gazzetta dello Sport”, për të mësuar më shumë për idhullin e ri të milanistëve që e kanë lartësuar në rrjetet sociale, ka nxjerrë një profil interesant të Çaos që ka lindur në Gjermani nga baba senegalez dhe nënë finlandeze.

Ai filloi të hidhte hapat e tij të parë si futbollist te Fortuna e Dyseldorfit dhe më vonë luajti për Bajer Leverkusenin dhe Gladbahun, përpara se të mbërrinte te Shalke ku u bë lojtar profesionist. Kësisoj, karriera e tij filloi në Gjermani dhe për këtë arsye zgjodhi të veshë fanellën e kombëtares gjermane.

 

 

NDRYSHIM ROLI – I ardhur në verë te Milani për 5 milionë euro plus dy bonuse dhe 10% të marzhit të rishitjes, Çao është një qendërmbrojtës fizik, atletik, reaktiv, por roli i tij i parë ishte ai i mesfushorit (me nuhatje për gola pasi ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës në një sezon në ekipin U-19 të Shalke me 8 gola). Norbert Elgert, trajneri i asaj skuadre, megjithatë, më pas e shtyu në mbrojtje ku hodhi hovin cilësor.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Arsenal-Burnley. Starton sfida

Delo.autor

LAJM I MIRË NGA GJERMANIA/ Sezoni i ri nis me tifozë. Shikoni sa do jetë maksimumi që do lejohen

Delo.autor

BEHRAMI dhe RACIZMI në Zvicër: Kur humbnim isha SHQIPTAR, kur fitonim…

Isa.Autor

Leave a Comment