Futboll Sport

PESHK DHE ALGA/ Benzema i fiksuar pas dietës. Shef personal dhe stërvitje ekstra. “Topi i Artë” kërkon sakrifica

Të arrish kulmin e karrierës në moshën 34-vjeçare nuk është aspak e lehtë, kërkon një sakrificë shumë të madhe. Karim Benzema është pa diskutim njeri i momentin duke tërhequr vëmendjen e mediave, jo vetëm për atë që bën në fushën e lojës. Benzema ashtu si Ronaldo dhe shumë yje të tjerë të futbollit botëror, kujdeset shumë për fizikun e tij.

Benzema është 185 cm dhe i duhet të qëndrojë në 81 kg, pesha e tij ideale. Për të ruajtur këto nivele, Benzema ka punësuar një nutricionist personal që kujdeset për dietën e tij. Në menynë e “Topit të Artë” tashmë ka më shumë peshk, përdor vaj kokosi dhe alga, ndërsa ka reduktuar në mënyrë drastike sheqernat e rafinuar. Benzema ka punësuar gjithashtu një shef kuzhine personal.

Përveç dietës shumë stritke, Benzema është i fiksuar pas stërvitjes. Ai është i mendimit se vetëm stërvitja me Realin nuk mjafton, për këtë arsye stërvitet rreth dy orë të tjera në shtëpi. Benzema gjithashtu futet në atë pjesë të kategorisë së lojtarëve që kujdeset shumë edhe për rikuperimin, përdor shumë fizioterapi dhe përpiqet të flejë sa më mirë të jetë e mundur.

Related posts

ËSHTË NJË LEGJENDË NË FORMULA 1/ HAMILTON kampion bote. Barazon rekordin e titujve të Schumacher

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Fund dramatik, Laçi përmbyset për 3 minuta nga izraelitët e Hapoel Ber Shevës

Delo.autor

GOLASHËNUESI I 3 LUANËVE/ Me numrin 10 dhe shiritin e kapitenit! Ndeshja speciale e…

Isa.Autor

Leave a Comment