Futboll Sport

FATI I KEQ PËR STRAKOSHËN/ Dëmtohet pasi i priti penalltinë shokut të skuadrës. Ja sa pritet të qëndrojë jashtë fushave

Aventura e portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, në Angli nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Gardiani kuqezi i cili u transferua si lojtarë i lirë te Brentford dhe ende nuk e ka bërë debutimin e tij në Premier Ligë, duke u aktivizuar vetëm në Kupë.

Duket se debutimi i tij në elitën e futbollit anglez do të shtyhet për të paktën deri vitin e ardhshëm. Kjo si pasojë e një dëmtimi që Strakosha ka marrë në stërvitje.

Portieri shqiptar i ka pritur një penallti shokut të tij të skuadrës, Kristofer Ajer dhe duket se në ato momente pësoi një dëmtim në ligamentet e kyçit të këmbës dhe gjendja duket vërtet serioze.

Ende nuk ka asnjë datë zyrtare kur ai mund të kthehet, por sipas parashikimeve, Strakosha mund ta ketë mbyllur 2022 dhe për këtë arsye nuk do të jetë pjesë as e Kombëtares në miqësoret e nëntorit me Arabinë Saudite dhe Italinë.

Related posts

“EURO 2020″/ Italia dhe Belgjika mund të vendosin një rekord të ri, ja për çfarë bëhet fjalë…

Delo.autor

Mediat Botërore/ Tifozët e Zvicrës fillojnë të mbledhin, para për të paguar gjobat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit

Sadik.Autor

REAL MADRID-ESPANYOL/ Benzema siguron fitoren e Realit me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment