Futboll Sport

NDESHJA ME MAKABI HAIFËN/ Rabio: Jemi me Alegrin, të fitojmë dhe të shpresojmë

Adrien Rabio duket se është në momentin e tij më të mirë, siç tregoi edhe dopieta në Champions ndaj Makabit, por se çfarë ndodhi kundër Milanit, francezi nuk e di.

“Nëse do ta dija, sigurisht që do të kishte qenë e lehtë për ta zgjidhur këtë problem.

Ne kemi dëshirë të madhe për të fituar, por ndonjëherë ngec diçka që nuk na lejon të japim atë që duam, si ndaj Milanit.

Gjithsesi, dëshira për t’u përgjigjur fort ndaj Makabit është e madhe, ndaj duam të shkojmë atje, të fitojmë dhe të shpresojmë për kualifikimin.

Alegri fliste me mua në stërvitje? Folëm për seancën, për gjërat që punuam, por edhe për diçka tjetër, e cila mbetet mes meje dhe atij.

E sigurt është që skuadra është e gjitha me trajnerin dhe duam që të fitojmë edhe për atë. Rinovimi? Është e kotë të flas, tani dua vetëm të ndihmoj Juven, pasi jam në momentin tim më të mirë dhe dua ta shfrytëzoj”, tha mesfushori.

Related posts

Komisioni i Disiplinës ‘burgos’ zyrtarët e Flamurtarit, skuadra dënohet me…

Sadik.Autor

RIKTHEHET NË STËRVITJE NAJDOVSKI/ Tirana mund të ndryshojë fytyrë. Ja si pritet të rreshtohen “bardheblutë”

Delo.autor

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Zbulohet trajneri i përkohshëm që do të mbyllë sezonin…

Isa.Autor

Leave a Comment