Futboll Sport

“DRIDHET” MILANI/ Jo vetëm Çelsi, gjiganti europian ofron shifrën stratosferike për yllin e kampionëve të Italisë

Nuk është vetëm Çelsi, ekip që dëshiron me çdo kusht shërbimet e Rafael Leaos.

Sipas asaj që raporton francezja, “MediaFoot” së fundmi në garë për yllin e kampionëve të Italisë është futur edhe PSG-ja që do të ishin të gatshëm të bënin çmëndurira për portugezin.

Sipas medias franceze, parizienët do të paguanin menjëherë klauzolën e vendosur në kontratën e 23-vjeçarit, prej 150 milionë eurosh, një shifër që do të kënaqte drejtuesit e kuqezinjve.

Drejtori sportiv i PSG-së, Luis Kampos është një ndër admiruesit e tij më të mëdhenj që në kohën kur e solli te Lila në Francë.

Aktualisht në këtë sezon me fanellën e Milanit në Serinë A, Rafael Leao është aktivizuar gjithsej në Serinë A në 8 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe duke dhuruar po aq asiste për shokët e skuadrës.

Related posts

ARRIHET AKORDI/ Liverpool zyrtarizon afrimin e parë, afron mesfushorin e talentuar

Delo.autor

ZBULON PENGUN E MADH ME LIVERPOOL/ Trajneri Gerrard: Duhet ta kisha pranuar ofertën…

Delo.autor

ZYRTARE/ Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Dinamos, “nëndetësja” i beson pankinën…

Delo.autor

Leave a Comment