Futboll Sport

“TIKI-TAKA” E PSG-SË “DEH” EKIPIN E LOJTARIT TË KOMBËTARES/ Messi u rikthehet kohës së Barcelonës me golin e shënuar

PSG-ja ka arritur të fitojë me rezultatin 0-3 në transfertë ndaj Azhasio, ekip ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi.

Golat për parizienët u realizuan nga një dopietë e Kilië Mbapesë në minutat 24′ dhe 82′ dhe një gol i Lionel Mesit në minutën e 78′.

Ishte pikërisht goli i yllit argjentinas, i cili la me gojë hapur të gjithë sportdashësit që kanë parë këtë aksion kryevepër.

 

 

“Tiki-Taka” e mbrëmshme e PSG-së u ka kujtuar shumë fansave në botë Barcelonën e famshme të Pep Guardiolës me këtë super aksion dhe supergol të realizuar.

Një gol që bëri menjëherë xhiron e rrjetit.

Ky ishte goli i tij i 6 në 11 ndeshje në Ligue 1, teksa ka dhuruar edhe 9 asiste për shokët e skuadrës.

Vlen të theksohet se mesfushori i Shqipërisë, Qazim Laçi nuk u aktivizua në këtë duel, pasi është i dëmtuar.

VIDEO

Related posts

BRAKTIS STËRVITJET ME JUVENTUS/ Ronaldo i qëndron te koka, spitali “kyç gojën” për nënën e tij (SITUATA)

Delo.autor

NDIZET SUPERSFIDA/ Tifozët e PARTIZANIT “provokojnë” durrsakët: 3 muaj GANGO, 9 muaj l**go

Isa.Autor

TAMPONË DHE DISTANCË SIGURIE/ Shteti europian bëhet vendi i parë që rikthen tifozët në stadiume (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment