Futboll La Liga Sport

BRAZILIANI KËRKON MË SHUMË HAPËSIRË/ Futbollisti i Barcelonës drejt transferimit tek gjiganti i Serie A…

Me sa duket, aventura e Malkom të Barcelona është në ditët e fundit. Braziliani kërkon më shumë hapësirë, çka nuk ia garantojnë dot në Katalunjë. Në këto kushte, ai ka kërkuar të huazohet në një ekip ku t’i sigurohet vazhdimësia. Mes kandidatëve për shërbimet e tij është futur edhe Milani.

Luis Fernando Menez Garsia, menaxheri i lojtarit, ndodhet këto ditë në Barcelonë, pikërisht për t’u takuar me krerët e klubi blaugrana e për të vendosur për fatin e anësorit ofensiv.

malkom

Sipas “Mundo Deportivo”, takimet do të zhvillohen gjatë kësaj jave në mënyrë që Malkom të jetë i qartë për qëllimet e klubit, por edhe për atë që kërkon nga karriera. Duke qëndruar te Milani, në kushtet aktuale financiare, vështirë të hamendësohet një blerje e 22-vjeçarit, me kuqezinjtë që do të kërkojnë një huazim me të drejtë blerjeje, ashtu siç u veprua edhe në rastin e Tiemue Bakajokos, i cili luajti për një sezon i huazuar te Milani nga Çelsi.

Related posts

“Befason” ylli i Ajax-it, firmos për 5 vite me Bolonjën

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Gazetari italian zbulon të ardhmen e Rashicës, pritet të zëvendësojë…

Delo.autor

SOT DITA E SË VËRTETËS/ Presidenti Duka në dorë të 54 federatave (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment