Futboll Sport

“BARÇA ISHTE ËNDRRA IME”/ Levandovski në një rrëfim ndryshe përpara Botërorit: Argjentinë-Gjermani, dyshja favorite

Ish-goleadori i Bajernit, tashmë në radhët e Barçës, Robert Levandovski ka dhënë një rrëfim mbi aspektin profesional, aty ku epiqendra ishin lëvizja nga Bajerni te Barça, Botërori, madje duke prekur edhe favoritët e kompeticionit më të rëndësishëm në rang përfaqësuesish.

LARGIMI NGA BAJERNI-”Bajerni padyshim ka qenë shtëpia ime për shumë vite, aty kam përjetuar çdo emocion të mundshëm në aspektin profesional. Gjithçka e kisha në kontroll, jo vetëm finalizimin e rasteve para porte. Thuajse jetoja në një botë imagjinare. Por Barça ishte ëndrra ime dhe kuptova që vitet po bënin poshtë, ishte pikërisht ky moment i duhur për t’i dhenë dorën Bajernit dhe të luaja aty ku zemra më gjente qetësi, Barcelona. Bavarezëve do t’u jem gjithmonë mirënjohës për shumëçka, gjithsesi tani shtëpia e re është Katalonja”, citoi Roberti.

EKSPERIENCA E RE- ”Barcelona ka një stil ndryshe nga ekipi ku unë luaja. Përshtatja është gjithmonë e vështirë dhe po përpiqem të ambientohem me modulin e tyre. Nuk ka të bëjë vetëm me shënimin e golave për të thënë ke bërë një punë të mirë, ju e keni parë vetë se sa më duhet të qarkulloj në fushë për të kryer një punë sa më voluminoze në shërbim të ekipit. Largimi i hershëm nga Champions-i nuk pritej, por ja që ndodhi, sepse ekipi aktual është i bazuar te talentet e reja dhe i nevojitet ende kohë për t’u formësuar dhe marrë trajtën fituese, shkurt jemi një kantier në ndërtim e sipër. Ju siguroj se së shpejti do të shikoni arsenalin e vërtetë të këtij brumi talentesh”, nënvizonte me siguri sulmues polak.

KËPUCA E DYTË RADHAZI-”Vlerësim shumë i madh, përkthimi i një pune jo vetëm individuale. Askush nuk mund të shënojë i vetëm nëse nuk ka një mbështetje nga skuadra, pasi loja nuk luhet portieri përballë sulmuesit. Janë shumë komponentë për të arritur në këtë përfundim. Të shpresojmë të vazhdojë me këtë ritëm, atë që sulmuesit dinë të bëjnë më mirë, golat”, pohon mes buzëqeshjesh 34-vjeçari.

SYNIMET ME POLONINË NË KATAR-”Ndihem gati dhe në formë. Kundërshtarët e grupit janë të vështirë, por loja nis 0-0 dhe jemi ne ata të cilët mund të eliminohemi apo të eliminojmë të tjerët. Besoj se hapësira përgatitore do na shërbejë për të krijuar një ide më të qartë rreth grupit dhe taktikave të aplikuar në kompeticion”.

FAVORITËT E BOTËRORIT-Argjentina me Mesin në krye është pa diskutim nga më të mirat dhe të vështirat për t’u mundur, aq më tepër ku i ke edhe në fazën e grupeve. Nuk mund të harrojmë faktin se ata kanë 35 takime që nuk njohin shijen e humbjes, pra kanë krijuar grup kompakt, i cili lidhet mirë nga reparti në repart. Gjermania nuk qëndron pas. Flik është më shumë se një trajner. Është fantastike, kam punuar me të dhe këto fjalë nuk janë për të ruajtur marrëdhënien e mirë, por për të pasqyruar vlerat identifikuese jo vetëm në planin taktik. Ndërthurja mes brezit të ri dhe atyre me përvojë është një tjetër bonus, i cili mund të kthehet në përcaktues mbi ecurinë e tyre”.

RIKTHIMI I MESIT-”Do të ishte fantastike nëse do të ndodhte, gjithmonë nëse do të ndodhte. Po të kishte diçka më tepër mes meje dhe Lionelit në aspektin komunikativ rreth çështjes së rikthimit nuk do kishte asgjë për të fshehur. Vendimi i takon atij”, ishte fraza e Levës në një formë mirëseardhjeje “Pleshtit” argjentinas në shtëpinë e vjetër ku ai skaliti historinë e Braçës së frikshme.

RRITJA E EKIPEVE ITALIANË NË EUROPË– ”Milani dhe Interi kanë rritje të vazhdueshme duke bërë mirë në Ligën e Kampionëve. Ndoshta Juventusi pati më shumë probleme se zakonisht. Nëse do të krahasojmë periudhën e tanishme me atë përpara 5 vjetësh ndryshimi është rrënjësor. Madje edhe Roma shërben si shëmbëllim i tyre me fitimin e Konferencë Ligës dhe prezencën në Europa Ligë në këtë aktual”, shprehej me nota optimiste rreth futbollit italian dhe emblemave të tyre ‘9’-shi i Polonisë.

Related posts

Ku ka përfunduar Mastour? Milan fitoi derbin për ta marrë, City ishte gati të bënte çmenduri për të preferuarin e Neymarit…

Sadik.Autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Sulmuesi Werner: Kisha dyshime të transferohesha tek Chelsea pas asaj humbjeje

Delo.autor

BARCELONA BËN LLOGARITË NË MERKATO/ Planifikon të fitojë 150 milion euro nga shitja e lojtarëve

Delo.autor

Leave a Comment