Futboll Seria A Sport

DALIN PAMJET/ Luks dhe komoditet, hapet plotësisht hoteli i Juventusit

Ashtu siç ishte lajmëruar më herët, mbrëmjen e djeshme u bë edhe hapja e plotë për publikun, e hotelit “J-Hotel”, që është në pronësi të kampionëve në fuqi të Italisë, Juventusit.

I ndërtuar në hapësirën pranë kompleksit stërvitor dhe stadiumit “Allianz Stadium” të Torinos, hoteli ka zënë një hapësirë prej 11.200 metrash katrorë dhe ka 4 yje.

Nuk mungon luksi në 138 dhomat e hotelit, ashtu si edhe në sallat e konferencave dhe SPA-të, ndërsa në brendësi është edhe një hotel me kapacitet prej 200 personash.

Klubi i Juventusit ka 40% të pronësisë së “J Hotel”, ku strehohen futbollistët bardhezinj që nuk kanë gjetur akoma rezidencën e tyre si Rabiot, Ramsey dhe vetë Maurizio Sarri, por edhe e gjithë skuadra, në rastet e grumbullimeve para ndeshjes.

Related posts

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Inter i bën “dhuratën” e fundit e Antionio Contes, ja emri surprizë

Delo.autor

MERKARTOJA E JANARIT/ Nuk ka më dyshime, Bitri “zyrtarizon” kthimin te Partizani (FOTO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Alonso: Unë dhe Vettel nuk patëm makinën e duhur Ferrari për të fituar

Delo.autor

Leave a Comment