Futboll Sport

BOTËRORI/ Ekuadori nuk i trembet Senegalit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, amerikano-jugorët duan vend në histori

Gustavo Alfaro ka objektiv që Ekuadori i tij të bëjë Botërorin më të mirë të historisë, ndërsa sot do të kërkojë një vend në 16 skuadrat më të forta të planetit.

 

Ekuadori e pret biletën në raundin e 1/8- ave nëse shmangin humbjen sot kundër Senegalit. Ekuadori renditet në vend të dytë në Grupin A, pasi mundi Katarin dhe barazoi ndaj kryesuesve të Holandës.

“Jam i bindur se kemi bërë gjithçka mundemi, i kemi bërë detyrat tona”, tha trajneri Alfaro në konferencë.

 

 

Nëse Ekuadori kualifikohet, atëherë ata do të barazojnë rekordin më të mirë në historinë e tyre në një Botëror, ndërsa arritën në këtë fazë edhe në “Gjermani 2006” ku u eliminuan nga Anglia.

Por përballë do të kenë kampionët e Afrikës, skuadrën që në renditjen botërore klasifikohet 26 vende sipër tyre. “Ne e respektojmë renditjen, por nuk duhet të kemi frikë.

Mbetemi të qetë, por kjo nuk do të thotë se jemi tepër të sigurt. Ne nuk jemi triumfalistë. Nuk po mendojmë vetëm për të marrë një barazim.

Duam të kualifikohemi dhe të bëjmë turneun më të mirë në historinë e Ekuadorit”.

Kampionët e Afrikës, të tretët në Grupin A me 3 pikë pas 2 ndeshjesh, do të eliminohen nëse humbasin dhe me shumë gjasa do t’u duhet fitorja për t’u kualifikuar, gjithnjë nëse Katari nuk mund Holandën.

“Po e menaxhojmë presionin. Për mua është një stres pozitiv”, tha trajneri Aliu Sise.

Related posts

“AMERIKANËT KANË SHPENZUAR SHUMË, POR…”/ Tasoti: Milanit i duhen 3 blerje për Championsin

Delo.autor

“SUSO MUND TË LARGOHET”/ Ish-mesfushori i Milanit: “Kuqezinjtë” nuk e kërkojnë kot Politanon…

Delo.autor

BARCELONA NË KOLAPS/ L​ojtarët e “Katalanasve” në revoltë, nuk pranojnë uljen e pagave

Delo.autor

Leave a Comment