Futboll Sport

“CIAO ITALIA”/ Në Shqipëri të duan më shumë se në… Katar!

Ëndrra e Shqipërisë ishte të shkonte në Botëror, por ngecëm me Poloninë e Levandovskit.

Nuk ishte zhgënjim, sepse fundja nuk jemi kualifikuar kurrë në një Kupë Bote.

Zhgënjim ishte Italia e Mançinit, kampione e Europës në fuqi, që doli huq me Maqedoninë dhe për të dytën herë radhazi nuk kualifikohet për në Botëror.

Donin shumë të shkonin në Katar, por përfunduan në Tiranë.

Një gjë është e sigurt, këtu Italinë e duan më shumë, ndaj janë gjithnjë të mirëpritur të vijnë te ne.

Stadiumi është plot, jo vetëm sepse vjen një kombëtare që ka 4 tituj kampionë bote dhe 2 kampionë Europe, por sepse vjen Italia që aq shumë na ka frymëzuar dhe në aspektin futbollistik dhe jo vetëm.

Breza të tërë sportdashësish janë rritur duke bërë tifo në distasncë për skuadrat italiane dhe për kombëtaren “Axurre” në mungesë të Shqipërisë në evenimentet e mëdha.

Sot shumë barriera janë thyer, qoftë edhe përballjet me ekipet e para që deri në 2016-ën çuditërisht mungonin, por një gjë është e sigurt:

Italia mbetet një skuadër shumë e dashur për shqiptarët.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Gati “garda e vjetër”, Partizani kërkon rikthimin e sulmuesit shkodran

Delo.autor

Trajneri i Kroacisë kritikon Sampaolin: Nuk e kam bërë kurrë një veprim të tillë në karrierën time

Sadik.Autor

PUBLIKIMI I PAGAVE/ Zbulohet skandali me rrogat e futbollistëve të Superiores

Delo.autor

Leave a Comment