Kalendari i garave të Formula 1 ka pësuar sot një tjetër ndryshim. Më 21 nëntor do të garohet në pistën e Losail, në Katar, për herë të parë një garë e Formula 1. Kjo pistë do të zërë vendin e garës së Melburn (Australi), ku edhe këtë vit nuk do të zhvillohet asnjë garë.
Gara e Melburn u shty nga marsi në nëntor, por as në këtë muaj kjo garë nuk do të zhvillohet. Një muaj më parë Formula 1 e kishte lënë bosh vendin se ku do të zhvillohej gara e 21 nëntorit. Sot ka ardhur zyrtarizimi se kjo garë do të zhvillohet në Katar, pista e Losail, që zakonisht përdoret për garat e MotoGP.
Kështu, ky sezon i Formula 1 do të ketë tri gara radhazi në Lindjen e Mesme: Katar (21 nëntor), Jedda (5 dhjetor) dhe Abu Dhabi (12 dhjetor), ku dhe do të mbyllet botërori. Jo vetëm kaq, por Katari ka arritur një marrëveshje me Formula 1 për të zhvilluar në pistën e Losail gara për 10 vite me radhë, duke nisur nga vitit 2023 (vitin tjetër është botërori i futbollit).
BREAKING: F1 will race in Qatar for the first time on 19-21 November
Qatar will also join the F1 calendar in a 10-year deal from 2023
هلا بكم في الدوحة#F1 #QatarGP pic.twitter.com/I2EhTIw7KW— Formula 1 (@F1) September 30, 2021