Futboll Sport

MORI KARTONIN E KUQ DHE OFENDOI ARBITRIN/ Levandovski rrezikon dënimin shembullor

Robert Levandovski ka qenë protagonist të martën në mbrëmje në fitoren 1-2 të Barcelonës kundër Osasunës. Por këtë herë polaku ka qenë protagonist në sensin negativ, teksa është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 31-të nga gjyqtari Gol Mazano.

Por ajo që i ka bërë habi të gjithëve ka qenë një gjest i polakut.

Mediat spanjolle kanë fiksuar momentin kur ai ka treguar gishtin për nga hunda, që sipas tyre është interpretuar si një reagim ndaj gjyqtarit, duke e cilësuar sjelljen e Gil Manzanos si arrogante.

Pikërisht për këtë çështje Komisioni i Etikës ka çelur një procedim për sulmuesin polak dhe me shumë gjasa të premten do të marrë një vendim në lidhje me të.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se Leva rrezikon 3 deri në 4 ndeshje pezullim për gjestin e tij. Por vetë polaku është shfajësuar, duke deklaruar dje se gjesti i tij ka pasur lidhje me trajnerin Ksavi dhe jo gjyqtarin.

“Nuk e di për se duhet të ndëshkohem me tri apo katër ndeshje, sepse nuk kam bërë asgjë kundër rregullave. Gjesti im i është drejtuar Ksavit dhe nuk ka pasur fare të bëjë as me gjyqtarin kryesor as me vijërojtësin”, është shfajësuar sulmuesi.

Related posts

JUVENTUSI NUK PRET MË/ Gti 60 milion € për Koopmeiners! Pas Gonzales është radha e Conceicaos, degdiset Chiesa

F.autor

“JAM RIKTHYER”/ Ikardi rihap Instagramin dhe shuan dyshimet mbi Uandën: Boll me aludime, e mbylla se…

Delo.autor

BRAKTISI SHQIPËRINË/ ITALIA rrëmben portierin “SHQIPONJËN” dhe e ul në stol

Isa.Autor

Leave a Comment