Futboll Sport

“JEMI GATI, NUK ANKOHEMI”/ Luis Enrique i paqartë për të ardhmen

Nuk e kanë shkëlqimin e dikurshëm, kur pushtonin Botën dhe Evropën, por Spanja e Luis Enriques mbetet një nga ekipet favorite në këtë Botëror. “Furitë e Kuqe” debutojnë të mërkurën kundër Kosta Rikës, ekipi në sytë e trajnerit është gati:

“Mendoj se deri të mërkurën të gjithë do të jenë në dispozicion. Ka disa shqetësime të vogla, por asgjë serioze, nuk më shqetëson as Morata. Që në fillim të këtij turneu jemi përpjekur të mos ankohemi, as për kohën e pakët që kemi pasur në dispozicion për tu stërvitur.

E ardhmja ime? Nuk e di, por po argëtohem shumë”, u shpreh Luis Enrique. Spanja bën pjesë në Grupi E së bashku me Gjermaninë, Kosta Rikën dhe Japoninë.

Related posts

Wen, kinezja simpatike që mahniti Marco Fassonen (FOTO)

Sadik.Autor

U PËRFOL SI OPERACION “MBULIMI”/ Ja si Ibrahimovic ka ndryshuar Milanin, drejtuesit tani mendojnë…

Delo.autor

SPEKTAKËL NGA KOMENTATORËT ITALIANË NË DERBI/ Shikoni festën për Tiziano Crudeli dhe Tramontanës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment