Futboll Sport

TREMBI FRANCËN NË STËRVITJE/ Zhiru: Gati për Botërorin tim të fundit!

Një përplasje në përpjekje për të shënuar ka shkaktuar momente paniku në stërvitjen e pasdites së djeshme të Francës. Protagonist Olivie Zhiru, që menjëherë është shtrirë në tokë mes dhimbjes. Pak momente frike dhe më pas sulmuesi i Milanit është ngritur e ka dalë nga fusha me këmbët e tij. Gjendja nuk paraqet rreziqe, por trajneri Deshamps ka preferuar të mos e rrezikojë, sidomos edhe sepse Benzema nuk e ka marrë veten plotësisht. Ndërkohë, gjatë paradites, Zhiru kishte dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Federatës franceze, duke bërë disa deklarata interesante.

Olivie, gati për një Botëror të tretë?

Patjetër dhe po e përballoj me humorin e një lojtari që me siguri do të luajë për herë të fundit këtë kompeticion ndërkombëtar. Jam shumë i karikuar, sikur të ishte hera e parë. Dua të shijoj çdo moment dhe sigurisht, që jam i etur si shokët e mi për të mbrojtur titullin tonë. Të gjithë e dimë rëndësinë e një Botërori. Është një tjetër mundësi e madhe për të mbrojtur ngjyrat e vendit tonë.

Ju kurrë nuk dorëzoheni dhe keni bërë një rrugë të gjatë…

Në jetë, asgjë nuk të jepet falas. Duhet të shkoni të merrni atë që dëshironi. Doja të mos mbyllja faqen me Francën pas dështimit në Europianin e vjetshëm 2021. Isha i zhgënjyer që nuk u thirra pas Kampionatit Europian dhe kjo më kishte dhënë edhe më shumë dëshirën dhe motivimin për t’u kthyer në fanellën e kombëtares.

Si e morët vesh për thirrjen në Kupën e Botës?

Kam punuar mirë te Milani dhe kam shënuar, ndaj shpresoja shumë. Trajneri më telefonoi shpejt tri orë para njoftimit zyrtar dhe më tha të mos tregoja. Foli me mua shpejt dhe më njoftoi se do të më merrte në Katar.

A keni bërë një premtim para se të largoheni nga familja juaj?

Jo, nuk kam bërë asnjë premtim, por i thashë se do të shihemi shumë shpejt, sepse planifikoja të organizoja diçka me gjithë familjen time.

Ju duhen tre gola për rekordin si golashënuesi më i mirë i Francës.

Dy për ta barazuar dhe tre për ta tejkaluar. Do të ishte turp të ndalesha në dy. Sidoqoftë, për mua është një nder të jem në vendin e dytë, pas Tieri Henrisë.

Do ta keni të vështirë, sepse thuhet se nuk jeni titullar.

Po, por kurrë nuk i dihet. Në çdo rast, trajneri do të ketë nevojë për të gjithë gjatë këtij Botërori dhe kur të më thërrasë do të sigurohem që të jem gati dhe të përpiqem të jem vendimtar për ekipin

Related posts

YLLI NORVEGJEZ NDRYSHON EKIP/ Talenti Haaland mund të largohet në verë. Raiola i gjen ekipin e ri

Delo.autor

KANE QETËSON MOURINHON/ Tottenham shënon pas një aksioni të mirë (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Çfarë gafe nga mbrojtja e Tottenham, Mourinho nuk u beson syve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment