Futboll Sport

BOTËRORI/ Mbappe i thur lavde Hakimit pasi eliminimit të Marokut: Ke bërë histori!

Ylli i Francës, Kylian Mbappe festoi fitoren e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Marokut të enjten, por shpejtoi të ngushëllonte mikun e tij dhe bashkëlojtarin e Paris Saint-Germain, Ashraf Hakimi.

Francezët mundën 2-0 Marokun për të kaluar në finale kundër Argjentinës. Një gol nga mbrojtësi i majtë Theo Hernandez dhe një gol i dytë i vonë nga Randall Kolo Mouani e çuan Francën në finalen e katërt të Kupës së Botës dhe i dha fund ecurisë së ëndrrave të Marokut.

Pas bilbilit të fundit, Mbappe shkoi për të ngushëlluar Hakimin, i cili luajti një rol të madh në rrugën e skuadrës drejt Kupës së Botës. Dy lojtarët u përqafuan dhe pas përfundimit të ndeshjes kanë shkëmbyer fanellat.

Mbappe më vonë lavdëroi Hakimin në Twitter, duke theksuar se ai shkruajti histori dhe shtoi se të gjithë janë krenarë për të.

“Mos u trishto vëlla, të gjithë janë krenarë për atë që ke bërë, ke bërë histori”, shkroi Mbappe në Twitter.

Maroku, skuadra e parë afrikane që arriti në një gjysmëfinale të Kupës së Botës, bëri një lojë të fortë dhe u duartrokit nga tifozët në fund të ndeshjes.

Related posts

I JEP MEND SOLARIT/ Panucci: Më e lehtë të drejtosh Real Madridin, sesa Shqipërinë

Isa.Autor

“ARDHJA NË PARIS ISHTE ZGJIDHJA MË E…”/ Finalen e Champions si spektator, Icardi prap thumbon Inter!

Delo.autor

“OBJEKTIVI YNË ËSHTË VENDI I PARË”/ Ramadani: Ndaj Kosovës e morëm seriozisht, rotacioni nuk është problem

Delo.autor

Leave a Comment