Futboll Sport

DRIDHET INTERI/ Gjigantët e Premier Ligës nisin nga puna për titullarin e zikaltërve

Nikolo Barela është cilësuar shpesh si flamur i Interit aktual dhe i atij të së ardhmes, por te tifozët ka trembur jo pakfakti që emri i mesfushorit ka filluar të qarkullojë si një nga të sakrifikuarit e mundshëm të merkatos së verës.

Sipas “La Repubblica”, Çelsi ka kërkuar informacion për qëndrimin zyrtar të Interit dhe lojtarit në lidhje me shitjen e mundshmetë tij, me blutë që e konsiderojnë italianin si përforcimine duhur për mesfushën nëse do të dështojë blerja e Enzo Fernandezit, argjentinasit të Benfikës, që është objektivi i parë i londinezëve.

70 milionë eurot me të cilat vlerësohet kartoni i Barelës do të ishin “shpëtimi” i Interit, ndërkohë që nga ana tjetër Marota dhe Auzilio i janë rikthyer ëndrrës së merkatos së shkuar, Davide Fratezit.

Në rast largimi të Barelës zikaltrit mund të paguajnë 35 milionë eurot që Sasuolo kërkon për 23- vjeçarin, që monitorohet edhe nga Roma.

Related posts

“CHIELLINI QESHI PASI E DINTE SE ISHTE…”/ Mourinho: Spinazzola? Do të jetë si blerje e merkatos së dimrit

Delo.autor

RINOVIMI ME JUVENTUS E PAQARTË/ Ja 2 klubet e mëdha që duan yllin Dybala

Delo.autor

3 interistë, 1 juventin dhe Salah… zbulohet renditja e lojtarëve që kanë rritur vlerën e tyre

Q.Autor

Leave a Comment