Futboll Sport

E PABESUESHME/ Fanella e re e kampionëve të botës përpihet brenda 3 orësh “Adidas” së fundmi ka prezantuar fanellë (VIDEO)

“Adidas” së fundmi ka prezantuar fanellën e re të kampionëve të Botërorit, Argjentinës, e cila përkon me vendosjen e disa detajeve shtesë. Interesante është fakti se pas 3 orësh ata kanë përfunduar së shituri.

Treguesi në fjalë qartëson se sa shumë tifoz e dëshironin triumfin e kampionëve të 3-fishtë përgjatë historisë së Kupës së Botës. Triumfit në Katar nuk ka qenë vetëm plotësimi i palmaresit të Mesit në spektrin e çmimeve kolektive, por edhe një populli të tërë, aq sa bëri jehona edhe mbështetja e legjendave braziliane në favor të fqinjëve të tyre latinë. Gjigantët e veshjeve gjermane kanë lajmëruar se së shpejti do të ketë prodhim në masë të fanellës “kampione”, me qëllim plotësimin e kërkesave.

Përtej interesimit nga Amerika Latine, Europa gjithashtu nuk ka mbetur mbrapa me numrin e lartë të të interesuarve për të siguruar atë. Distanca e madhe kohore nga suksesi i fundit në turneun më të rëndësishëm në rruzullin tokësor në futboll mund t’i japë të drejtë kësaj sjellje të “vrullshme” të tifozëve. Dizajni përmban një yll të shtuar lart logos së Federatës Argjentinase të Futbollit, si simbolika e numrit të trofeve të fituar në këtë kompeticion. Në qendër të saj merr vëmendje emblema e kampionit në fuqi të Botërorit, me simbolin e trofeut.

VIDEO

Related posts

Ylli i Roma-s i hap derën Liverpool-it dhe Real Madridit

Q.Autor

Refuzoi 40 milionë euro në Kinë, për të qenë në Botëror/ Tevez zbardh prapaskenat e transferimit

Sadik.Autor

Kane, Sane, Rashford, të nominuarit për lojtarin e ri më të mirë në Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment