Futboll Sport

E BUJSHME/ 1 miliardë euro për Mbapenë, Reali gati për “çmendurinë” më të madhe në historinë e merkatos

E teksa Leo Mesi ndodhet në qytetin e tij të lindjes, Rozario, ku po feston me familjarët, Kilië është rikthyer në stërvitje. Ditën e martë ai është paraqitur në qendrën stërvitore të parisienëve, pavarësisht se klubi i kishte dhënë çdo lojtari dhjetë ditë leje që nga dita e përfundimit të përvojës në Botëror.

I buzëqeshur dhe i sjellshëm me të gjithë, sulmuesi ka bërë disa teste fizike dhe ka vrapuar. Shumë shpejt mësohet se ai do të jetë pjesë e stërvitjeve të rregullta me grupin, ndërsa pritet që në fushë të zbresë pas një jave kur PSG-ja të luajë kundër Strasburgut.

Kjo konfirmon statusin e Mbapesë te PSG-ja, ku pushteti i tij ka pësuar rritje të ndjeshme që pas rinovimit të bashkëpunimit me klubin nga kryeqyteti francez.

1 MLD ARSYE – Teksa duket i fokusuar te PSG-ja, mediat spanjolle bëjnë të ditur se Botërori e ka rritur interesin e Realit të Madridit ndaj tij.

Në Paris për t’i rinovuar kontratën shpenzuan 486 milionë euro të ndara mes bonusit për firmën, rrogës në rritjes dhe shpërblimeve të tjera.

Florentino Perez nga ana e tij nuk trembet e aq më pak nuk ka ndër mend të presë vitin 2024 (kur i skadon akordi) për të nisur bisedimet.

Dëshira e presidentit të “Los Blancos” është që ta bëjë 24-vjeçarin madrilen që në verë.

Mes shpërblimeve, të drejtave të imazhit, rrogës dhe taksave, në Madrid janë gati të investojnë deri në 1 miliardë euro, ku mbi 60 për qind e shumës do të përfundojë në llogarinë bankare të golashënuesit më të mirë në “Katar 2022” falë tetë golave në shtatë prezenca.

Related posts

MILANI DHE INTERI MBETEN “THATË”/ Liverpool favorit për firmën e italianit 50 milionësh

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Stoli i Contes është më i shtrenjti, por ka zero impakt. Ja vlerat e pankinave në Serinë A…

Delo.autor

PARTIZANI NDRYSHON PËR “EUROPA LEAGUE”/ Ja me kë ndeshet në rast kualifikimi ndaj Sherif Tiraspol

F.autor

Leave a Comment