Futboll Sport

AS MURINJO, AS ANÇELOTI/ Brazili tani mendon të ulë në stol rekordmenin e Ligës së Kampionëve

Brazili kërkon menjëherë një trajner të ri pas largimit të Tites, pas eliminimit nga Botërori i Katarit.

Emri i fundit që është shfaqur në listën e “Seleçaos” është ai i Zinedin Zidan.

Francezi ndodhet pa skuadër që nga vera e vitit 2021 dhe po pret për ofertën e duhur.

Ai kërkonte kombëtaren e Francës, por Federata zgjodhi që në stol të mbante sërish Deshampin.

Për këtë arsye Brazili është gati për t’i bërë një ofertë bindëse trajnerit që ka fituar më shumë Champions radhazi se askush tjetër.

Në listën e “Seleçaos” ndodhen dhe Zhoze Murinjo e Karlo Ançeloti, por duket e vështirë për t’i bindur të dy trajnerët.

Related posts

VAZHDON ME GODITJET NË MERKATO/ Barcelona hidhet në sulm për lojtarin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

JEP LAJMIN E KEQ PËR TIFOZËT/ Klopp konfirmon: Firmino do të mungojë në ndeshjen kundër…

Delo.autor

PRAPASKENAT E IVAN RAKITIC/ Ja pse Paratici hoqi dorë nga lojtari i Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment