Futboll Sport

MESSI KAMPION BOTE ME ARGJENTINËN? Shpërthejnë mediat franceze: Ka prova, Infantino do t’ia japë atij

Argjentinë-Francë është një finale unike për të dy përfaqësueset, por humori është i ndryshëm në vigjilje të kësaj përballje. Në kampin alibiçelst ka shumë entuziazëm, të gjithë rreth Mesit, ndërsa në kampin francez nuk po gjejnë qetësi, gripi i gamileve, apo viroza që i ka pushtuar ka zbehur jo pak atmosferën.

Në Francë, mediat, kanë shpërthyer në teori konspirative, Rmc Sport, nuk nguron të shkruaj se 7 herë fituesi i “Topit të Artë”, Leo Mesi, është i përzgjedhuri për të fituar këtë finale. Pasi theu mallkimin duke fituar Kupën e Amrikës, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino nuk dëshiron që ylli i PSG të mbyll karrierën pa trofeun e Kupës së Botës.

Kjo media shton se në këtë Botëror, nga 5 golat që ka shënuar, 3 prej tyre Mesi i ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Në një Botëror të vetëm, Argjentina ka fituar 4 penallti, por ndaj Polonisë “pleshti” gaboi. Edhe në këtë pikë ka pasur diskutime të forta, si në rastin e penalltisë të fituar përballë Kroacisë: “Penallti imagjinare”, u shpreh presidenti i Federatës Kroate.

Të forta dhe të drejtpërdrejta ishin akuzat e Pepes: “Nuk e kuptoj se si një arbitër argjentinas u përzgjodh për të drejtuar këtë sfidë ndaj Marokut. Pas kësaj që pashë sot, më mirë jepjani direket këtë trofe Mesit”, shtoi ndër të tjera Pepe. Mediave nuk i kanë shpëtuar as postimet që FIFA ka bërë shpesh në rrjetet sociale duke shprehur dëshirën që këtë Botëror ta fitoj Mesi.

Related posts

LIVE/ Teuta-Luftëtari: Starton pjesa e dytë, gjirokastritët kërkojnë me ngulm golin (VIDEO)

Isa.Autor

JUVENTUS NUK NDALET NË MERKATO/ Shumë pranë zbarkimit në Torino mbrojtësi “Katalanas”…

Delo.autor

TIRANA-SKËNDERBEU/ Falë një gafe të pafalshme në mbrojtje, ylli Ngo ndëshkon “Korçarët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment