Futboll Sport

MILANI PAS ARMANDO BROJËS/ Drejtori Masara zbulon përgjigjen e Çelsit për sulmuesin e Kombëtares

Ndër idetë e Milanit për të forcuar sulmin në funksion të sezonit të ardhshëm është një lojtar i Çelsit në Londër: Armando Broja, sulmuesi i lindur në vitin 2001 në Mbretërinë e Bashkuar, por me kombësi shqiptare dhe luan për fanellën kuqezi.

Ai ka të gjitha karakteristikat për t’u vendosur në idenë e futbollit të Stefano Piolit dhe gjithashtu gëzon vlerësimin maksimal të Frederik Masarës, drejtorit sportiv të Milanit.

Kontaktet mes klubit italian dhe përfaqësuesve të lojtarit kanë vazhduar prej disa javësh, por rruga për të arritur objektivin final është “malore”. Kështu të paktën siç shkruan edhe “Calciomercato”.

POZICIONI I ÇELSIT – Edhe pse ai sigurisht nuk është një lojtar i përhershëm për Graham Poter, blutë e Londrës nuk kanë ndërmend të shesin Armando Brojën në fund të sezonit.

Të paktën jo plotësisht. Ky është mesazhi që ka marrë Milani ditët e fundit.

Rinovimi i kontratës deri në vitin 2028-të për sulmuesin shqiptar, është një sinjal i qartë që e mbështet këtë qëndrim.

E vetmja zgjidhje e mundshme do të ishte ajo e një shitjeje, por me të drejtën e riblerjes, e cila për momentin nuk është në interes të Milanit, që është i destinuar të kërkojë diku tjetër për sa i përket përforcimit të repartit sulmues që do t’i duhet kaq shumë trajnerit Pioli.

Ndërkohë 20- vjeçari nga Malësia e Madhe ka udhëtuar me Çelsin në Abu Dabi, aty ku blutë do të zhvillojnë fazën përgatitore të dimrit

Related posts

MPOSHTI BARCELONËN ME SUPER ROFESHATË/ Aduriz pritet si hero në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA NDAJ KOMBËTARES/ San Marino, ekip amatorësh. Ja bilanci i ndeshjeve direkte me Shqipërinë…

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË RUSI/ Anësori humb durimin dhe godet me grusht një lojtar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment