Futboll Sport

NJË “BOMBË” QË ËSHTË GATI TË SHPËRTHEJË/ A është tatuazhi i Brozoviçit “thumb” për Argjentinën?

“Këtë herë e ke tejkaluar vërtet masën!” Këto kanë qenë fjalët e Ivan Perisiçit kur ka parë çmendurinë e fundit të Marselo Brozoviçit në një pjesë të dukshme të trupit.

Bëhej fjalë për tatuazhin më të fundit të interistit, një bombë gati të shpërthejë në qafën e tij! Habia e Perisiçit u pasqyrua edhe në mediat sociale, ku zgjedhja e Brozos shkaktoi reagime në Itali. Brozoviç është shumë aktiv në rrjetet sociale. Kjo e ka vendosur më shumë se një herë në telashe. Por ai nuk duket shumë i shqetësuar dhe tani është gati të udhëheqë Kroacinë e tij drejt finales së dytë radhazi në një kampionat botëror.

JETA NË TRUP – Trupi i Marselo Brozoviçit përmban një koleksion mbresëlënës tatuazhesh. Ato janë të të gjitha llojeve. Në trupin e tij janë gdhendur emrat e dy fëmijëve (Auroa dhe Rafael). Në dorën e majtë mban diçka të veçantë, një tjetër “emoticon”. Është ai i gjestit të dorës në gojë, i njëjti që bën sa herë që shënon gol. Ajo që u pagëzua si ”Epic Brozo” është bërë marka e tij personale. Por Brozoviç është shumë i dhënë dhe pas lojës me shigjeta, teksa ato gjenden në lokalin e tij në Velika Gorica rreth një orë nga Zagrebi. Brozoviçët e kanë pasion sportin dhe Marselo ka luajtur gjithmonë me shigjeta, pingpong e natyrisht futboll. “Ai është i fiksuar pas shigjetave, ai gjithmonë ëndërronte të kishte një klub”, ka rrëfyer babai i tij.

 

 

KROKODILI – Nuk ishte Brozoviç që e shpiku, por e bëri të famshëm. Ishte ndeshja kundër Barcelonës në “Camp Nou”. Ai po qëndronte në këmbë në barrikadë. Por kur pa se Luis Suarez do ta gjuante topin rrafsh me tokën u shtri në tokë prapa murit të Interit, duke shpëtuar zikaltrit nga goli. Kaq mjaftoi që lëvizja e tij të etiketohej “krokodili”. Më pas përmes rrjeteve të tij sociale shpërtheu “lëvizja e krokodilit”, duke e shoqëruar me një foto të veshur si zvarraniku dhe duke pozuar me “Epic Brozo”. Pas kësaj figure plot “ngjyra”, babai i tij nxjerr në pah forcën e brendshme të mesfushorit kroat: “Ai ka qenë gjithmonë një djalë që këmbëngul, që punon shumë dhe sakrifikon veten. Ai dëshironte ta fitonte vendin e tij dhe e bëri. Marselo, përveç talentit, ka vullnet të madh dhe kjo bën diferencën”.

Related posts

NDESHJE NË FUSHË ME BORË/ Ja pse duhej të shtyhej takimi Skënderbeu-Partizani…

Delo.autor

Legjenda: Edhe MESSI nuk do t’i bënte “derman” këtij Manchester United

Isa.Autor

Merr frymë Vllaznia, fiton kundër Laçit dhe kalon Teutën

Sadik.Autor

Leave a Comment